Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, së fundmi përmes rrjetit social Twitter e ka bërë një shkrim në rusisht.
“Sot, ne jemi krah për krah me të gjithë rusët, të cilët nuk e duan këtë luftë pa pavlefshme që po zhvillohet në emër të tyre”, shkruan Macron. “Mbrojeni paqen me kurajë, në emër të përgjegjësisë dhe deklarojeni këtë gjë si në Rusi, ashtu edhe jashtë saj”.
Në këtë mënyrë, Macron i është adresuar qytetarëve rusë nëpërmjet Twitter-it.
Duket se kreu i Elysee-së, e ka një bindje se mesazhet e tij, mund të deformohen nëse nuk çohen në mënyrë direkte drejt burimit. Ndaj, përzgjedhja e gjuhës ruse, sa e pazakontë, aq edhe e zakontë ngjan në një kohë të tillë. /Gazeta Enigma/.