Nis takimi me rusët, pala ukrainase publikon kërkesat e saj (VIDEO)

Nis takimi me rusët, pala ukrainase publikon kërkesat e saj (VIDEO)

Ka nisur takimi i dytë mes përfaqësuesve të Ukrainës dhe të Rusisë, ndërsa pala ukrainase ka publikuar pikat e agjendës së saj.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, një nga anëtarët e ekipit negociator të Ukrainës, ka njoftuar se po nisin bisedimet.

“Po nisim bisedimet me përfaqësuesit rusë. Për fillim, pikat kyçe të agjendës janë armëpushimi i menjëhershëm; marrëveshje për armëpushim; dhe korridoret humanitare për largimin e civilëve nga fshatrat dhe qytetet e shkatërruara ose vazhdimisht të bombarduara”, ka shkruar Mykhailo Podoliak, përfaqësues i Presidencës ukrainase.  

Lufta ka nisur më 24 shkurt, kur Rusia, në orët e para të asaj dite, futi forcat ushtarake në territorin e Ukrainës. Ndërsa dy ekipet negociatore janë takuar për herë të parë të hënën.

Deri tani, pala ruse nuk është tërhequr nga agresioni i saj, ndërsa ukrainasit po e vazhdojnë rezistencëm. /Gazeta Enigma/

Related Articles