Kundër vendimeve të FIFA-s dhe UEFA-s për të ndaluar ekipet kombëtare ruse në garat ndërkombëtare, ka dalur Unioni Rus i Futbollit duke paralajmëruar se do të apelojnë dhe do të ngrejnë padi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).
Suspendimi nga FIFA dhe UEFA erdhi pasi Rusia e sulmoi ushtarakisht Ukrainën, transmeton Enigma.
Unioni tha në një deklaratë se do të ngrejë një padi kundër dy organeve qeverisëse për të kërkuar që ekipet kombëtare ruse të meshkujve dhe femrave të lejohen të konkurrojnë duke përfshirë këtu kualifikimin për Kupën e Botës të këtij viti në Katar. /GazetaEnigma/