“Ne i mbijetuam një nate që do të mund t’i jepte fund historisë sëUkrainës dhe Evropës”

“Ne i mbijetuam një nate që do të mund t’i jepte fund historisë sëUkrainës dhe Evropës”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes një video-mesazhi ka thënë se i kanë mbijetuar një nate që do të mund ta përfundonte historinë e Ukrainës dhe Evropës.

Kjo pasi forcat ruse kanë bombarduar mëngjesin e sotëm centralin më të madh bërthamor në Evropë i cili gjendet juglindje të Ukrainës duke shkaktuar zjarr të madh.

“Ne i mbijetuam një nate që do të mund t’i jepte fund historisë së Ukrainës dhe Evropës”, ka thënë Zelensky.

 Ndryshe, Zelensky, ka kërkuar “veprim të menjëhershëm” nga bota mes sulmeve ruse në centralin më të madh bërthamor të Evropës.

“Centrali më i madh bërthamore në Evropë është në zjarr tani”, ka thënë Zelensky në një video të postuar në Twitter.

Ai ka akuzuar rusët se qëlluan qëllimisht në gjashtë reaktorët e uzinës Zaporizhzhia duke përdorur tanke të pajisur me imazhe termike.

Duke thirrur “katastrofën globale” në Chernobyl në 1986, ai paralajmëroi se pasojat e një shkrirjeje në Zaporizhzhia do të ishin shumë më të këqija.

“Evropianë, zgjohuni ju lutem. Thuajuni politikanëve tuaj se forcat ruse po qëllojnë në centralin bërthamor në Ukrainë,” u lut ai.

Zelensky ka shtuar se ai kishte qenë në kontakt me liderët nga SHBA, Britania e Madhe, BE, Gjermania dhe Polonia, si dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, por u bëri thirrje qytetarëve të zakonshëm që të ngrenë alarmin edhe me politikanët e tyre.

“Propaganda ruse ka paralajmëruar në të kaluarën se do të mbulonte botën me hirin bërthamor. Tani ky nuk është vetëm një paralajmërim, por është real”, ka shtuar Zelensky. /Gazeta Enigma/.

Related Articles