Tre persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga sulmi rus mbi termocentralin bërthamor që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, sipas kompanisë shtetërore bërthamore të Ukrainës.
Më herët, Rafael Mariano Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, konfirmoi se asnjë material bërthamor nuk kishte rrjedhur në sulmin ajror.
Ai tha se sulmi nuk preku asnjë nga gjashtë reaktorët e termocentralit, por shkaktoi një zjarr në një objekt trajnimi “afër”. /Gazeta Enigma/.