Britaniku që stërviti UÇK-në thotë se të njëjtën detyrë do ta bënte edhe për Ukrainën

Britaniku që stërviti UÇK-në thotë se të njëjtën detyrë do ta bënte edhe për Ukrainën

Ish-ushtar britanik që shërbeu në Kosovë më 1999, Jon Harrison thotë se edhe ukrainasit po e mbrojnë vendin e tyre sikurse shqiptarët e Kosovës më 1999.

Urdhër të tillë, e me ton të ashpër jepte për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Si një ushtarak që ishte, qëllim nuk kishte nisjen e ndonjë aksioni të armatosur, por përgatitjen e tyre për një gjë të tillë.

Kështu britaniku Jon Harrison trajnoi afër 400 ushtarë të UCK-së gjatë vitit 1999 në Koshare.

E për T7 ai tregon se pse e bëri një gjë të tillë.

Më shumë se kurrë, shërbimin e tij dhe situatën në Kosovë po ia kujton një luftë tjetër. Bëhet fjalë për agresionin rus ndaj Ukrainës.

Për të kryer detyrën e njëjtë, tash në një rajon tjetër të Evropës thotë se e pengon vetëm gjendja shëndetësore.

Shëndeti nuk do ta lë Harrisonin që të vijë në Kosovë në përvjetorin e betejës së Koshares, por ai tregon se mban kontakt të vazhdueshëm me miqtë e tij kosovarë.

VIDEO

Related Articles