Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, tha se ushtria ruse mund të ketë shkelur ligjet e luftës me sulmin e kryer në qytetin Irpin të Ukrainës.
Për disa orë më 6 mars, forcat ruse kanë bombarduar një kryqëzim rrugësh në qytet, të cilin civilët e kanë përdorur për të ikur nga bombardimet, tha Human Rights Watch.
“Natyra e përsëritur e sulmeve, të cilat sipas Qeverisë [së Ukrainës] kanë vrarë së paku tetë civilë, sugjeron se forcat ruse kanë shkelur detyrimet e tyre me ligjin ndërkombëtar humanitar, për të mos kryer sulme joproporcionale që dëmtojnë civilët”, kanë thënë nga kjo organizatë. / Gazeta Enigma.