Sot luhet tri takime mjaft interesante në kuadër të javës së 24-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
E gjithë vëmendja do të jetë në Malishevë, aty ku ndeshën Malisheva e Ballkani. Skuadra e Ilir Dajës, lideri i tabelës, ka shfaqur formë shumë të mirë në këtë stinor andaj edhe është favorit i madh për ta fituar ndeshjen. Megjithatë, edhe Malisheva, sidomos në fushën e vetë, është treguar rival i madh. Kjo bënë të pritet ndeshje e fortë sot.
Ndeshje e fortë është ajo ndërmjet Ulpianës e Dukagjinit, dy skuadra këto që po luftojnë për ekzistencë, derisa Prishtina këtë herë ka punë më të lehtë pasi luan me Feronikelin në Drenas, skuadër kjo që tashmë është përshëndetur nga elita e futbollit.
Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 13:00.
/Gazeta Enigma/