Ukraina tenton të evakuojë civilët përmes 6 korridoreve

Ukraina tenton të evakuojë civilët përmes 6 korridoreve

Ukraina do të tentojë të evakuojë civilët përmes gjashtë “korridoreve humanitare” të mërkurën, përfshirë Mariupolin e rrethuar nga forcat ruse, ka thënë zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk.

Ajo ka thënë përmes një video-adresimi se forcat e armatosura ukrainase janë pajtuar për të ndalur luftimet për 12 orë, nga ora 09:00 deri më 21:00, dhe u ka bërë thirrje forcave ruse që të përmbushin zotimin e tyre për armëpushime lokale.

Ky lajm vjen pasi Ukraina ka arritur të kryejë me sukses evakuimet e para të martën.

Është vlerësuar se 5,000 persona kanë arritur që të largohen nga qyteti Sumi, i cili gjendet në kufi me Rusinë.

Autoritetet në Kiev kanë akuzuar më parë Moskën se është duke bombarduar korridoret humanitare, teksa njerëzit kanë tentuar të largohen nga Mariupoli.

Ende nuk dihet se ku çojnë gjashtë korridoret e propozuara humanitare.

Propozimet e kaluara për rrugë drejt Rusisë dhe Bjellorusisë janë refuzuar nga Qeveria ukrainase.

Related Articles