Daja i Ballkanit flet pas humbjes së parë: Nuk funksionoi rotacioni të cilin e menduam për këtë takim

Daja i Ballkanit flet pas humbjes së parë: Nuk funksionoi rotacioni të cilin e menduam për këtë takim

Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Malisheva ka arritur fitore të madhe ndaj Ballkanit.

Ishte një ndeshje në të cilën shkëlqyen futbollistët vendas, atje ku triumfuan me rezultat 2 me 0.  Pefqeli dhe Pira shënuan për fitoren e madhe të skuadrës së drejtuar nga Arsim Thaqi.

Duhet cekur që futbollisti i Malishevës,Labinot Ibrahimi ka pësuar një lëndim të rëndë, duke e dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, por tashmë ai duket të jetë më mirë.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, atje ku tha se ishte një ditë e keqe për të gjithë skuadrën.

“Ishte një ditë jo e mirë për të gjithë, ku menduam të bënim një rotacion për të rifreskuar ekipin. Humbja dikur do të vinte dhe mirë që erdhi tani, duhet të ulemi me këmbë në tokë. Duhet të punojmë që të rikthehemi sa më shpejtë aty ku ishim deri më tash”, tha Daja.

Related Articles