Rusia ka sulmuar 18 objekte shëndetësore që nga fillimi i pushtimit të saj të Ukrainës dy javë më parë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pasi një sulm ajror rus shkatërroi një maternitet në portin Mariupol.
Sulmi në Mariupol ndodhi në kohën kur mijëra civilë ukrainas po përpiqen të largohen nga zona e luftimeve.
OBSH-ja tha më 9 mars se ka konfirmuar 18 sulme në objektet shëndetësore që nga fillimi i pushtimit rus dy javë më parë dhe kishte konfirmuar 10 vdekje në sulmet ndaj objekteve shëndetësore dhe ambulancave që nga fillimi i luftimeve. / Gazeta Enigma.