Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhaylo Podolyak ka reaguar ndaj përshkallëzimit të sulmeve ruse në të gjithë vendin.
Përmes një postiim në Twitter ai tha se qytetet e mëdha ukrainase janë përsëri subjekt i goditjeve shkatërruese, raporton BBC.
Ai tha se granatimet e para u zhvilluan në Lutsk. ndërsa tre “shpërthime të fuqishme” goditën Ivano-Frankivsk dhe Dnipron.
“Lufta shkatërruese e Rusisë kundër civilëve dhe qyteteve të mëdha po vazhdon,” tha Podolyak. /Gazeta Enigma/.