VIDEO – A do të nisen sërish për të luftuar në Ukrainë dy kosovarët?

VIDEO – A do të nisen sërish për të luftuar në Ukrainë dy kosovarët?

Dy suharekasit që nuk u lejuan të hyjnë në Ukrainë, tregojnë arsyen pse vendosën të shkojnë në zonën e luftës.

U bë një nga pikat kufitare më të ngarkuara.

Nëpër kufirin Ukrainë-Poloni kaluan mijëra refugjatë për t’i shpëtuar agresionit rus.

Por, në të njëjtën kohë qindar vullnetarë hynë në Ukrainë, në ndihmë të vendasve.

Mes tyre edhe dy kosovarë, rruga e të cilëve mbeti në gjysmë.

Por Ismet Shala e Maliq Behluli nga Suhareka a do të tentojnë përsëri që të shkojnë në zonën e luftës?

Por cila ishte arsyeja vërtetë e nisjes së tyre për në Ukrainë, dhe a janë kontaktuar nga Policia e Kosovës?

Këta thonë se përsëri janë në gjendje t’i ndihmojnë qytetarët ukrainas me mundësitë që kanë.

Për nisjen e tyre këta thonë se nuk u kanë treguar as familjarëve, e që këta të fundit janë ata që janë shqetësuar më së shumti.

Republika e Kosovës ka shprehur gatishëmri ti pranojë 5 mijë refugjatë nga Ukraina, mirëpo ligjet e saj nuk u lejojnë qytetarëve të marrin pjesë në luftërat e huaja.

Related Articles