Mbyllen ndeshjet, Prishtina e Ballkani me lehtësi kryejnë detyrat

Mbyllen ndeshjet, Prishtina e Ballkani me lehtësi kryejnë detyrat

Ballkani ashtu siç është pritur pa asnjë problem e ka mposhtur Feronikelin me rezultat 6:0, për ta forcuar kështu pozitën e parë në tabelë.

Feronikeli që tashmë është skuadër e larguar nga elita e futbollit, nuk ka mundur t’i bëjë ballë skuadrës shumë cilësore të Ballkanit. Armend Thaqi, Meriton Korenica, Blend Baftiu, Mevlan Zeka e Arbër Potoku x2 kanë realizuar për ekipin e Ilir Dajës i cili është në rrugë të për mirë për titullin e kampionit.

Në anën tjetër Prishtina ka shënuar fitoren e dytë me radhë në këtë edicion. “bardhekaltërit” e kanë mposhtur Ulpianën me rziltat 2:0 në sfidën e zhvilluar në Gjilan.

Qëndrim Zyba e Mankenda kanë realizuar për skuadrën e Ibrakoviq i cili mund të jetë tash pak më i qetë pas telasheve të mëdha që është përballur kohëve të fundit.

/Gazeta Enigma/

Related Articles