Superliga e Kosovës në futboll sot vazhdon me tri ndeshje mjaftë interesante.
Në kuadër të xhiros së 25’të, skuadra e Ballkanit dje fitoi ndaj Feronikelit me rezultatin e thellë 6-0, teksa Prishtina po ashtu mori fitore ndaj Ulpianës me rezultatin 2-0.
Ndërkohë, sot luhen tri ballafaqime. Nga ora 13:00 takohen Drenica dhe Malisheva në “Bajram Aliu” në Skenderaj dhe Dukagjini e Drita në Klinë.
Ndërsa ndeshja më interesante e ditës është ajo mes Gjilanit dhe Llapit që luhet nga ora 13:30.
/Gazeta Enigma/