Më shumë se 14,000 njerëz janë arrestuar në Rusi për protesta kundër luftës në Ukrainë.
Sipas një organi të pavarur të të drejtave të njeriut në Rusi, këta mijëra njerëz që kanë dalë kundër pushtimit të Ukrainës, janë arrestuar në 112 qytete, raporton the Guardian.
OVD-Info, një faqe monitorimi, tha se të paktën 359 persona në 28 qytete janë arrestuar që nga 24 shkurti, por thotë se shifra reale mund të jetë më e lartë.
“Më shumë se 14,000 arrestime në lidhje me aksionet kundër luftës kanë ndodhur që nga fillimi i luftës në Ukrainë”, thuhet në faqen e kësaj organizate. / Gazeta Enigma.