Një gazetar i New York Times është vrarë pranë Kievit, ka konfirmuar kreu i policisë së rajonit, transmeton Gazeta “Enigma”.
Gazetari Brent Renaud, 51 vjeç, u qëllua kur forcat ruse hapën zjarr mbi një makinë pranë Irpin.
“Pushtuesit vrasin në mënyrë cinike edhe gazetarë të mediave ndërkombëtare që përpiqen të tregojnë të vërtetën për mizoritë e trupave ruse në Ukrainë”, shkroi Andriy Nebitov në Facebook, raporton mediumi britanez, Inews.
“Sot, një korrespondent 51-vjeçar i medias me famë botërore New York Times u qëllua për vdekje në Irpen. Një tjetër gazetar mbeti i plagosur. Aktualisht po tentojnë ta nxjerrin viktimën nga zona e luftimit”.
Ai ka publikuar edhe foto të letërnjoftimit dhe pasaportës së gazetarit që dyshohet se është vrarë.
Një tjetër gazetar është dërguar në spital për trajtim pas sulmit.