Drita pretendon se është dëmtuar në Klinë, drejtori sportiv ironizon me VAR-in dhe gjyqtarin Alban Shala

Drita pretendon se është dëmtuar në Klinë, drejtori sportiv ironizon me VAR-in dhe gjyqtarin Alban Shala

Drita është ndalur përsëri në Klinë ku ka luajtur pa gola me Dukagjinin 0-0.

Gjilanasit vinin në këtë takim pas tri sfidave pa fitore dhe u ndalën nga klinasit.

Tre herë kampioni i Kosovës pretendon në dy penallti të padhëna, ku as gjyqtari Alban Shala nuk ndërroi mendje, e as VAR-i nuk sinjalizoi për ndërhyrje të palejueshme.

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi ka ironizuar me gjyqtarin Alban Shala dhe me VAR-in duke postuar dy rastet në rrjetet sociale.

“Shtyje mos ta nin” dhe “Në ragby s’ka penallti a”, ishin mbishkrimet që Zymberi i vendosi te videot e postuar në ‘InstaStory’.

Related Articles