Bisedimet në mes të Ukrainës e Rusisë ndërpriten deri nesër

Bisedimet në mes të Ukrainës e Rusisë ndërpriten deri nesër

Bisedimet e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë janë ndërprerë për sot dhe do të rinisin sërish nesër. Ndërkohë, nuk dihet ende nëse ka pasur progres në negociata e sotme.

Më herët gjatë ditës së sotme, këshilltari dhe negociatori presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha se bisedimet kanë qenë “të vështira” për shkak të “sistemeve të ndryshme politike mes dy vendeve.”

Ai shtoi se Ukraina lejon “dialogun të lirë” mes popullit të saj, ndërsa Rusia shfaq “shtypjen përfundimtare të shoqërisë së saj”./Gazeta Enigma/

Related Articles