Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka funksionalizuar aparatin për sekuencionimin gjenetik të virusit SARS-COV2.
Fillimisht stafi i këtij instituti është trajnuar nga bashkëpunëtorë ndërkombëtarë, ku edhe i kanë sekuencionuar shtatë mostrat e para pozitive, ku nga to ka rezultuar varianti Omicron.
Përveç që mostrat do të sekuencionehen edhe në vend, tutje mostrat do të dërgohen edhe më tej në Gjermani meqë ka një marrëveshje për këtë.
Derisa funksionalizimi i sekuencionimit gjenetik hynë në punë edhe për virusin e HIV-it, hepatitit dhe patogjeneve të tjerë./Gazeta Enigma/