Mehaj takon zyrtaren e lartë të NATO-s, flasin për luftën në Ukrainë

Mehaj takon zyrtaren e lartë të NATO-s, flasin për luftën në Ukrainë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar Shefen e Operacioneve Aktuale të Divizionit Operativ të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe, njofton Gazeta Enigma.
Në këtë takim Mehaj e ka njoftuar Viehen me zhvillimet aktuale në ministrinë e Mbrojtjes.
Tutje, Mehaj e njoftoi edhe me bashkëpunimin e ngushtë me Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) si dhe shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen e deritashme për të gjitha proceset zhvillimore në Ministri dhe FSK.
Nehaj dhe Viehe po ashtu kanë diskutuar edhe për zhvillimet gjeopolitike pas agresionit rus në Ukrainë.

“Në vazhdim, me Znj. Viehe diskutuam për zhvillimet gjeopolitike pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, ku përveç bashkëpunimit të shkëlqyeshëm, e potencova rolin shumë të rëndësishëm të NATO-s me operacionin KFOR në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë”, ka shkruar Mehaj.

Related Articles