Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës të mërkurën njoftoi për shkarkimin e 11 zyrtarëve të Shërbimit të Jashtëm. Për shkarkimin e tyre, MPJD-ja tha se ata janë punësuar pa iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit në Shërbimin e Jashtëm.
Disa prej të shkarkuarve janë: Blerim Canaj, Adnan Dragaj, Flurim Gashi, Enver Buqaj, Shota Bukoshi, Bahrije Hoti, Mit’hat Fejza, Petrit Hajdari, Adnan Jakupi dhe Rrahim Morina.
Siç ka mësuar KOHA, Dragaj dhe Buqaj ishin zyrtarë në departamentin për NATO, Hajdari në atë për marrëdhënie rajonale, Hoti në departamentin e Protokollit të Shtetit, ndërsa Fejza në Konsullore. Jakupi është aktualisht në misionin në Pragë, ndërsa Morina tash zyrtar për siguri në MPJD, dikur ishte konsull i përgjithshëm në Stamboll./Gazeta Enigma/