Llapi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pasi ka mposhtur Gjilanin me rezultat 2-0.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.
Drilon Fazliu shënoi me kokë në minutën e 85-të për t’i kaluar në epërsi vendasit.
Llapi kishte mundësi që ta dyfishonte rezultatin me Firminon, por penalltinë e tij e priti portieri Enea Koliçi.
Për 2-0 shënoi Alef Firimino në minutën e 90+1 pas asistimit të Valmir Veliut./GazetaEnigma/