Lyoni është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Europës pas barazimit 1-1 ndaj Portos në ndeshjen kthyese.
Francezët kualifikohen në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 2-1, pasi ndeshjen e parë kishin fituar me rezultat 0-1.
Vendasit kaluan në epërsi me Dembelen në minutën e 13-të.
Për 1-1 shënoi sulmuesi anësor Pepe një gol të bukur në minutën e 27-të./GazetaEnigma/