Sipas zyrtarëve lokalë, gjithsej 222 njerëz janë vrarë në kryeqytetin ukrainas që nga pushtimi rus më 24 shkurt, përfshirë 60 civilë dhe katër fëmijë.
Në një deklaratë, administrata e qytetit të Kievit ka thënë se më shumë se 889 njerëz u plagosen, përfshirë 241 civilë dhe 18 fëmijë, sipas raportimeve të Reuters.
Ndërkaq, 757 fëmijë kanë lindur në Kiev që nga fillimi i luftës, u tha në deklaratë.