Është ndërprerë ndeshja mes Bochumit dhe Borussia Monchengladbachut e vlefshme për xhiron e 27-të në Bundesligë.
Në minutën e 68-të u ndërpre ndeshja për shkak se tifozët e Bochumit goditën në kokë anësorin e kësaj ndeshje.
Gjyqtari anësorë Christian GIttelmann u godit në kokë me birrë, shkruan Gazeta Enigma.
Pas kësaj, gjyqtari kryesor i ndeshjes, Benjamin Cortus, vendosi për ndërprerjen e kësaj ndeshje.
Bochum ka bërë të ditur se ndeshja nuk do të rifillojë dhe është anuluar.
“Ndeshja nuk do të rifillojë, Bochum vs Monchengladbach është anuluar. Mund t’i kërkojmë falje zyrtarisht referit anësor Christian Gittelmannn. Një mbrëmje shumë e turpshme dhe e hidhur për ne. Një veprim jashtëzakonisht i keq nga një tifoz idiot”, thuhet në reagimin e Bochumit në Twitter.
The match between VFL Bochum and Borussia Monchengladbach has been abandoned after the assistant referee was struck by an item from the crowd. pic.twitter.com/OKAIvaEWZy— ESPN FC (@ESPNFC) March 18, 2022