Komisioni vlerësues për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, e ka bërë të ditur listën me kandidatët që kanë marrë më së shumti pikë.
Sipas Bordit të RTK-së, në intervistë janë paraqitur pesë kandidatë, ndërsa tre të tjerë që kanë qenë në testin me shkrim, këtë nuk e kanë bërë edhe në intervistë.
Kandidati me më së shumti pikë, sipas Bordit të RTK-së, është Shkumbin Ahmetxhekaj me 158.7 pikë në total, ku nga testi ka marrë 80.7 pikë dhe nga intervista 78 sosh.
“Ashtu siç ka qenë i gjithë ky proces, edhe procesi i intervistimit ka qenë tërësisht transparent, ku kanë marrë pjesë nëntë monitorues, duke përfshirë shoqërinë civile, Zyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm BE-së në Kosovë dhe tri sindikatave të RTK-së”, thuhet në deklaratën e Bordit të RTK-së.
Tutje, sipas tyre, në kuadër të transparencës dhe vlerësimit korrekt, anëtarët e komisionit e kanë arsyetuar vlerësimin për secilën pyetje para anëtarëve të tjerë të komisionit dhe monitoruesve.
Ky është rezultati final që ka rezultuar nga testimi me shkrim dhe intervista me gojë:
Kandidati/ja Piket e testit Piket e intervistës Totali Shkumbin Ahmetxhekaj 80,7 78,0 158,7 Bekim Hasani 79,4 76,2 155,6 Gjergj Filipaj 69,3 64,1 133,4 Arben Berisha 65,8 65,2 131,0 Adriana Kutllovci 50,0 40,1 90,1