12 çifte janë ndarë në Vushtrri, vetëm në muajin e parë të vitit 2022.
Këto të dhëna i publikoj Agjencia për Regjistrim Civil në vend. Totali i çifteve të partnerëve që nuk e duruan më njëri-tjetrin, në gjithë Kosovën ishte 119.
Statistika e pazakonshme nuk e habiti një plenar në këtë qytet, që thotë se numri i kërkesave për ndarje është shumë më i madh.
“Më së shumti probleme po kemi me femrat e meshkujt që janë jashtë. Mentaliteti i djemve që janë jashtë është tjetër. Mentaliteti i femrave këtu, është tjetër”, tha Riza Zekolli.
Ky shtoi që sipas informacioneve që ka, mosha e atyre që ndahen është kryesisht e re.