Ballkani bën hap të madh drejt titullit kampion, triumfon pastër ndaj Drenicës

Ballkani bën hap të madh drejt titullit kampion, triumfon pastër ndaj Drenicës

Ballkani ka shënuar fitore ndaj Drenicës.

Skuadra e Ilir Dajës arriti fitore solide ndaj Drenicës me rezultat 2-0.

Blend Baftiu në minutën e 40-të dhe Lumbardh Dellova në minutën e 59-të shënuan për fitoren e vendasëve.

Me këtë fitore Ballkani përforcon kreun e tabelës dhe shkon në kuotën e 54 pikëve, 5 më shumë se ndjekësi më i afërt Gjilani që ka 49 pikë në pozitën e 2-të.

/Gazeta Enigma/

Related Articles