Superliga e Kosovës në futboll rikthehet pas dy javësh me ndeshjet e javës së 27-të kampionale.
Për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, ndeshjet e elitës së futbollit kosovar luhen pas dy javësh.
Kryendeshja e xhiro së 27-të zhvillohet mes Gjilanit dhe Ballkanit. Dy konkurentët direkt për titull të kampionit këtë edicion përplasen në Anamoravë.
Takim tjetër interesant luhet edhe mes Prishtinës e Llapit. Drita viziton Lipjanin për t’u ballafaquar me Ulpianën, Drenica synon fitore ndaj Feronikelit, e Dukagjini i bën “konak” Malishevës.
Këto janë çiftet e plota të xhiros së radhës në Superligë:
Prishtina – Llapi
Drenica – Feronikeli
Ulpiana – Drita
Gjilani – Ballkani
Dukagjini – Malisheva.