Sipas Zelenskyt ky është vendi i duhur për bisedime me Rusinë

Sipas Zelenskyt ky është vendi i duhur për bisedime me Rusinë

Izraeli po bën përpjekje për të ndërmjetësuar midis Ukrainës dhe Rusisë dhe potencialisht mund të jetë një vend për bisedimet e ardhshme të nivelit të lartë të paqes, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Kryeministri i Izraelit, z. Bennett po përpiqet të gjejë një mënyrë për të zhvilluar bisedime”, tha Zelensky në një fjalim video drejtuar popullit ukrainas të postuar të dielën.

“Ne jemi mirënjohës për përpjekjet e tij, në mënyrë që herët a vonë të fillojmë të kemi bisedime me Rusinë, ndoshta në Jerusalem”.

“Ky është vendi i duhur për të gjetur paqen, nëse është e mundur”, tha ai.

Komentet e Zelensky erdhën pasi ai iu drejtua parlamentit të Izraelit përmes një lidhje me video të dielën. 

Related Articles