PSG-ja vendosë përfundimisht për Messin dhe Ramosin

PSG-ja vendosë përfundimisht për Messin dhe Ramosin

Paris Saint-Germaini nuk e ka ndërmend t’i lëshojë yjet e tij.

Përpos Kylian Mbappes, të cilit do t’i skadojë kontrata dhe të cilin nuk do të mundë ta ndalë, gjiganti francez nuk do t’i lëshojë lojtarët e rëndësishëm që kanë kontratë në “Parkun e Princave”.

E në mesin e lojtarëve që do t’i bllokojë gjiganti parisien janë edhe Lionel Messi e Sergio Ramos. Për këtë siguron mediumi spanjoll “Marca”.

Raportohet se të dy lojtarët janë të vendosur të rikthehen në ish-klubet e tyre pas vitit të parë të vështirë në Francë.

Mirëpo, miliarderët arabë i shohin ata si lojtarë të çmuar në ekipin e tyre dhe nuk do t’i lënë të largohen.

Messi nuk ka arritur asnjëherë të shpërthejë në ekipin parisien dhe në javët e fundit po flitet se ai e dëshiron rikthimin në Barcelonë.

Mbi të gjitha, ai ka mbetur i shokuar me vërshëllimat që ia servuan tifozët parisienë.

Kurse, Ramos nuk ka arritur të luajë sa duhet në “Parkun e Princave” shkaku i lëndimeve të njëpasnjëshme.

Related Articles