Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka njoftuar të hënën se pas takimit të mbajtur sot së bashku me Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Sindikatën e Pavarur të Juridikaturës, janë dakorduar që greva të pezullohet në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbetet pas qëndrimeve të shprehura publikisht përmes komunikatave zyrtare dhe shkresave të adresuara tek institucionet kompetente, se mbështet kërkesat legjitime të punonjësve të administratës”, thuhet në njoftimin e tyre.
Pezullimi i grevës vjen pas më shumë se një jave/ Gazeta Enigma.