Sot ushtria e FSK-së ka marshuar në Komunën e Deçanit në nderim të “Epopesë së Dukagjinit”.
“Në vazhdën e aktiviteteve për nder të 24 Marsit 1998 “Epopesë së Dukagjinit” dhe 24 Marsit 1999, fillimit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë, sot ushtria jonë FSK-ja marshoj nga qendra e qytetit të Deçanit deri në Gllogjan duke shtuar hijeshinë dhe madhështinë e qytetit tonë”, thuhet në njoftim.
“Në përkujtim të luftëtarëve të rënë për liri dhe luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka krenari më të madhe se sa të shohësh marshimin e Ushtrisë tonë në vendin tonë të lirë”, përfundon njoftimi.