Bill Clinton reagon për vdekjen e ish-sekretares së SHBA-së, Madeleine Albright

Bill Clinton reagon për vdekjen e ish-sekretares së SHBA-së, Madeleine Albright

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka reaguar pas vdekjes së ish-sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright.

Në një shkrim në Twitter Clinton tha se Albright ishte një Ambasadore e shquar e OKB-së, një profesore e shkëlqyer dhe një qenie njerëzore e jashtëzakonshme.

Madeleine Albright u lind në Pragë të Çekosllovakisë së atëhershme më 15 maj 1937. Së bashku me familjen e saj shpërngul në SHBA më 1948.

Ajo ishte gruaja e parë e zgjedhur në këtë post më 1997.

Në këtë post shërbeu deri në vitin 2001, në administratën e Bill Clintonit.

Albright ka qenë sekretare e Shtetit në kohën kur janë kryer sulmet e NATO-s mbi caqet serbe, që kanë çuar në çlirimin e Kosovës.

Më 2009, Albright kishte thënë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte bërë “në emër të lirisë”.

“Kësisoj, e çuam NATO-n në një luftë të gjatë 78-ditëshe. Ishte shumë thelbësore, sepse bëhej në emër të lirisë për njerëzit që përndiqeshin nga shtëpitë e tyre apo që vriteshin. Me këtë u dëshmua edhe vlefshmëria e misionit të ri për NATO-n”, kishte thënë Albright.

Ajo ishte Sekretare e Shtetit në periudhën 1997-2001, kur president i SHBA-së ishte Bill Clinton.

Related Articles