Vendet anëtare të NATO-s i kanë zgjatur sot mandatin Jens Stoltenberg në krye të Aleancës Ushtarake Perëndimore edhe për një vit, deri më 30 shtator të vitit të ardhshëm.
Stoltenberg: Ne jemi të bashkuar në dënimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës
Në të njëjtën kohë, Stoltenberg nuk do të marrë postin e guvernatorit të bankës qendrore norvegjeze, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave të atij vendi, dërguar Reuters.
Sipas zëdhënësit të ministrisë norvegjeze, Ida Volden Bacetto do të emërohet guvernatorja e bankës qendrore për një mandat të plotë gjashtëvjeçar./Gazeta Enigma/