ShBA i jep Ukrainës 1 miliard dollarë ndihmë ushtarake

ShBA i jep Ukrainës 1 miliard dollarë ndihmë ushtarake

Presidenti Joe Biden, njoftoi sot se ShBA do të japë 1 miliard dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Duke folur me udhëheqësit e NATO-s në Bruksel, Biden përsëriti “mbështetje të fortë” për popullin ukrainas, në njëmujorin e “pushtimit të pajustifikuar të vendit nga Rusia.

“ShBA do të japë 1 miliard dollarë për Ukrainën, sisteme kundërajrore, armë kundër blindave, drone dhe miliona fishekë municionesh. Unë mirëpres hapat e shumë aleatëve të tjerë për të ofruar mbështetje mbrojtëse për Ukrainën dhe së bashku ne jemi të përkushtuar të japim pajisje shtesë, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore, për të ndihmuar Ukrainën”.

Biden ndër të tjera tha se liderët politikë kanë diskutuar planet për të forcuar mbrojtjen kolektive të NATO-s, veçanërish në krahun lindor.

Ai tha se katër grupe të reja beteje ishin krijuar në Sllovaki, Rumani, Bullgari dhe Hungari dhe ky ishte një “sinjal i fortë” se aleanca ushtarake do të “mbronte kolektivisht çdo centimetër të territorit të NATO-s”. /Gazeta Enigma/

Related Articles