Broja dhe Prenga nuk i frikësohen Spanjës

Broja dhe Prenga nuk i frikësohen Spanjës

Armando Broja dhe Herdi Prenga kanë thënë se kanë respekt për Kombëtaren e Spanjës.

Dy futbollistët e kombëtares së Shqipërisë kanë deklaruar në konferencë për media se nuk i frikësohen Spanjës. Broja ka kërkuar fitore ndaj Spanjollëve.

Miqësorja Spanjë – Shqipëri luhet të shtunën më 26 mars në Barcelonë.

“Jemi gati fizikisht si ekip, e dimë se do të jetë ndeshje e vështirë kundër Spanjës. Grumbullimi po shkon shumë mirë deri, po stërvitemi mirë. Urojmë të fitojmë kundër Spanjës. Kam luajtur kundër dy mbrojtësve të Spanjës, por është ndeshje ndryshe. Do jetë shumë e vështirë nesër, Spanja ka ekip të fortë, por edhe në jemi ekip i mirë. Kemi kualitetin tim si ekip. Po stërvitemi mirë dhe uroj të fitojmë”, ka thënë Broja në konferencën për media.

Broja thotë se Shqipëria është ngritur si ekip dhe se mund t’i bëjë ballë edhe ekipeve të forta evropiane.

“Ne futemi në fushë për të fituar ndeshjet, ndaj kujtdo. Spanja ka ekip të fortë. Kemi ekip të mirë dhe të fortë, nuk kemi frikë asnjë ekip. Do luajmë me taktikat tona dhe shpresoj të fitojmë. Miqësoret janë të mira për të marrë eksperiencë, uroj të fitojmë ndaj Spanjës. Edhe e prisja dhe nuk e prisja ta nisja kaq mirë. E dija se ishte e vështirë në sezonin e parë në Premier League, por kam pasur besim te vetja. E dija se me stërvitje dhe këmbë në tokë do bëja mirë. Shpresoj të vazhdoj përpara”, është shprehur Broja 20-vjeçar.

Ndërkohë, mbrojtësi Herdi Prenga uron të ketë mundësi të luajë në këto dy miqësore.

“Kam qenë në kombëtare para katër vitesh. Sigurisht jam i kënaqur që jam sërish me çunat dhe kombëtaren. Falënderoj trajnerin për ftesën, do të jap maksimumin dhe do të mundohem të ndihmoj ekipin. Minutat që kam pasur në Hungari më kanë ndihmuar të jem sërish në kombëtare. Jam paraqitur mirë aty dhe mora ftesën. Sigurisht, ata janë lojtarë që luajnë në një nga kampionatet më të fortë në botë, kanë eksperiencë, kualitet dhe mund të mësoj shumë gjëra nga ata. Unë do të jap maksimumin në stërvitje, pastaj e vendos trajneri sa minuta do të më japë ose nuk do të më japë. Të shohim”, ka thënë Prenga.

Related Articles