“Xherdan Shaqiri me topin dukej si Lionel Messi mbrëmë”

“Xherdan Shaqiri me topin dukej si Lionel Messi mbrëmë”

Jamie O’Hara ka pohuar se Xherdan Shaqiri dukej si Lionel Messi gjatë humbjes 2-1 të Zvicrës ndaj Anglisë në Wembley të shtunën.

Ish-mesfushori i Premier League mendon se Shaqiri, i cili u largua nga Liverpool në vitin 2021, kishte gjatë topin në pronësi.

Ishte 30-vjeçari që luajti një rol vendimtar në zhbllokimin e rezultatit.

Shaqiri, i cili tani luan për skuadrën e MLS-së, Chicago Fire, bëri një krosim të shkëlqyer me këmbën e majtë dhe e gjeti kokën e Embolos që kaloi “helvetikët” në epërsi.

Në fund, Anglia e përmbysi rezultatin, duke fituar 2:1.

“Shaqiri po e ka gjatë topin në pronësi. Ai po duket si Lionel Messi. Unë jam i sigurt se ai do të do të donte të më dëgjonte duke folur kështu”, tha O’Hara.

Related Articles