Deputetja e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, sot në seancë tha se se Qeveria Kurti jo vetëm që nuk ka bërë progres në asnjë fushë, por ka pasur stganim të plotë deri në shkallën që të rinjtë të mos shohin më asnjë perspektivë dhe të ndjekin dyert e ambasadave për një të ardhme më të mirë.
“Qeveria ka dështuar në zbatimin e një vizioni për zhvillimin ekonomik, nuk ka krijuar klimë për investime të huaja. Nuk ka pasur vit më të brishtë për investime. Qeveria ka qenë refuzuese ndaj projekteve investuese siç ishte rasti me gazin amerikan. Qeveria ka dështuar edhe në menaxhimin e pandemisë”, ka thënë Hoxha.
Ndër të tjera, ajo ka thënë se dështim i qeverisë ka qenë edhe politika e jashtme e Kosovës.
“Politika e Jashtme është udhëhequr në mënyrën më të pa dinjitetshme të mundshme. Një politikë e tillë e jashtme është abstenim nga përfaqësimi i Kosovës si shtet në planin ndërkombëtar”, u shpreh deputetja Hoxha.
Hoxha shtoi se për një vit të kësaj qeverie numri i të papunëve është rritur, edhe numri i çmimit të çdo artikulli është rritur
“Kjo qeveri ka qenë spektatore e gjithë këtyre problemeve. Kërkojmë që qeveria të këndellet”, tha Hoxha. /Gazeta Enigma/.