Sot Cyrihu frymon shqip: Kosova kërkon triumfimin në miqësoren speciale ndaj Zvicrës

Sot Cyrihu frymon shqip: Kosova kërkon triumfimin në miqësoren speciale ndaj Zvicrës

Kombëtarja e Kosovës sot do të përballet me Zvicrën në kuadër të ndeshjes së dytë miqësore në mars.

Zvicër – Kosovë fillon nga ora 18:00 dhe do të luhet në stadiumin “Letzigrund Stadion” në Cyrih.

Kjo është përballja e parë mes Dardanëve dhe Helvetikëve, pasi deri më sot nuk janë takuar as në miqësore apo në një ndeshje zyrtare.

Kjo ndeshje do të jetë sepciale për katër futbollistë të Zvicrës si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, ndi Zeqiri dhe Admir Mehmedi.

Që të katër lojtarët janë shqiptar, por janë lindur e rritur në Zvicër.

Kosova në këtë ndeshje vjen pas një fitore me rezultat të thellë 5-0 ndaj Burkinga Fasos.

Kurse, Zvicra vjen pas humbjes me rezultat 2-1 nga Anglia./Gazeta Enigma/

Related Articles