Pamje të rënda nga aksidenti ku mbetën të vdekur dy persona në Malishevë (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Malishevë para pak minutave, raporton Gazeta “Enigma”.

Shoferët e dy veturave që janë aksidentuar në Drenoc të Malishevës kanë mbetur të vdekur.

Lajmin për Gazeta Enigma e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtor i Policisë për Rajonin e Gjakovës.

“Kemi dy t’vdekur. Aksident në mes të dy veturave. Ngasësit e të dyja veturave kanë vdekur si pasojë e aksidentit”, tha Graishta.

Tutja ai tha se Njësitet e stacionit policor Malishevë,  trafikut rajonal dhe prokurori janë në vendngjarje.

Teksa shtoi se detaje të tjera nuk kanë për momentin.

.

Related Articles