Drejtori i FC Dritës preku “goglat” para shortit – dyshonte për manipulime

Drejtori i FC Dritës preku “goglat” para shortit – dyshonte për manipulime

Shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll është hedhur sot në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Drejtori sportiv i FC Dritës, Valon Zymberi u sigurua që gjithçka është transparente para së fillonte shorti.

Ai u afrua tek goglat, mori leje nga komisioni dhe preki goglat në të cilat ishin emrat e klubeve gjysmëfinaliste.

Pas këtij gjesti, ai theksoi se gjithçka ishte transparente, teksa shtoi se atë veprim e bëri për shkak që të largonte dyshimet.

“Unë po besoj që tani më jemi krejt koshient me ngjarjet e fundit dhe me rrjedhat si kanë shkuar këto kohët e fundit për shkak të zgjedhjeve në federatë. Ka pasur shumë thashetheme e gjëra të tilla andaj është menduar që ndoshta edhe kjo pjesa e besimit ka humbur për shkak të disa parregullsive që kanë ndodhur edhe në kampionat ku ne i kemi pasur dyshime tona edhe ankesat tona andaj ishte e rrugës dhe ishte normale që unë t’i largojë dyshimet e mia në mënyrë që të jetë gjithçka në rregull dhe korrekte”, tha Zymberi për media.

Kujtojmë se skuadra e Dritës do të përballet me Ramiz Sadikun në gjysmëfinale. / Gazeta Enigma.

Related Articles