Agim Ademi takohet me presidentin e FIFA-s pak ditë para zgjedhjeve në FFK

Agim Ademi takohet me presidentin e FIFA-s pak ditë para zgjedhjeve në FFK

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar me të parin e FIFA-s, Gianni Infatino në Doha të Dubait, ku është mbajtur Kongresi i FIFA-s.

Ademi ka shkruar se Gianni Infantino ka shprehur përkrahjen e tij për FFK-në dhe është zotuar so do të ketë raporte të mira me FFK-në.

“Ai edhe një herë ma shprehu respektin dhe përkrahjen e tij dhe të institucionit që drejton, derisa u zotuam që raportet tona të vazhdojnë të jenë të tilla edhe në të ardhmen”, ka shkruar Agim Ademi.

Agim Ademi ka bërë të ditur se është takuar edhe me sekretaren e përgjithshme të FIFA-s, Fatma Samoura dhe me homologë nga federatat e tjera.

Kujtojmë që ky takim i Ademit me Kryetarin e FIFA-s ka ardhur disa ditë para zgjedhjeve në FFK./Gazeta Enigma/

Related Articles