Ish-prokurorja e krimeve të luftës, Carla del Ponte i ka bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë të lëshojë një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin.
“Putini është një kriminel lufte”, tha Del Ponte, 75 vjeç, i cili hetoi krimet e luftës në Ruandë dhe ish-Jugosllavi.
Del Ponte, e cila gjithashtu shërbeu për vite në komisionin e OKB-së që hetonte abuzimet e të drejtave në luftën siriane, theksoi se lëshimi i një urdhër-arresti do të sinjalizonte se puna hetimore është kryer, raporton theguardian.
“Ai është i vetmi instrument që ekziston që lejon një autor të krimeve të luftës të arrestohet dhe të sillet përpara GJND”, tha ajo.
Del Ponte pranoi se urdhri i arrestit nuk do të thotë domosdoshmërisht se Putini do të arrestohet.
“Nëse ai qëndron në Rusi, kjo nuk do të ndodhte kurrë. Por do të ishte e pamundur që ai të largohej nga vendi i tij dhe ky do të ishte një sinjal i fortë se ka shumë vende kundër tij”, shtoi ajo.
Ndryshe, Tribunali i Hagës ka nisur hetimet nëse Rusia ka kryer krime lufte me agresionin në Ukrainë.