Florian Marku po bëhet gati për mbrojtjen e titullit IBF nën tingujt e këngës shqipe

Florian Marku po bëhet gati për mbrojtjen e titullit IBF nën tingujt e këngës shqipe

Boksieri shqiptar, Florian Marku, sonte do të luftojë për mbrojtjen e titullit IBF International në kategorinë e peshave të lehta.

Marku për kundërshtar do ta ketë boksierin britanik, Chris Jenkins.

Boksieri shqiptar deri tani ka zhvilluar 11 meçe si boksier profesionit, ku në dhjetë prej tyre i ka fituar, teksa ka edhe një barazim.

Kurse, Jenkins ka 23 fitore, 4 humbje dhe 3 barazime në 30 meçe të deritanishme.

“IntuBoxing” ka publikuar një video nga përgatitja e Markut para këtij meçi, teksa në video dëgjohet një këngë shqipe.

Related Articles