Në orën 7 janë hapur qendrat e votimit në Serbi për të votuar në zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale.
Rreth 100 mijë votues serbë nga Kosova do të votojnë në Tutin, Rashkë, Kurshumli dhe Vranjë.
Një numër i konsiderueshëm i serbëve nga veriu i Mitrovciës, Leposaviqit, Zveçanit, Vushtrrisë dhe Skenderajt kanë dalë në votime në Rashkë që në orën 7 të mëngjesit.
Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare kanë 6.502.307 zgjedhës, njoftoi më herët Komisioni Republikan i Zgjedhjeve.
Votimi zhvillohet në 8255 vendvotime, prej të cilave 29 janë në IEVP dhe diaspora voton në 77 vendvotime.
Siç raportoi RTS, votuesit e parë nga Fushë Kosova erdhën në Kurshumli për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.
Në zgjedhjet presidenciale në fletëvotim janë tetë kandidatë, ndërsa për zgjedhjet parlamentare janë regjistruar 19 lista.