Një parashutë është rrëzuar pas mesdite në Spille, në zonën e plazhit, te Guri i Lëmuar. Parashutisti, i cili dyshohet të jetë lënduar rëndë, ka humbur kontrollin e parashutës.
Parashuta kishte flamur francez ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi mjekësor i urgjencës kombëtare të njoftuar nga ABC. Po ashtu aty ndodhen edhe tre patrulla të kufirit në drejtorinë e Durrësit.
Patrulla e konstaton në rreth 200 metra nga bregu i detit, në drejtim të zonës së Karpenit. / Gazeta Enigma.