Seleksionuesi i Zvicrës në futboll, Murat Yakin, në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick” është shprehur i kënaqur me shortin e Zvicrës në Botërorin “Katar 2022”.
Zvicra ka qëlluar në një grup me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin.
Ndonëse në Zvicër kishin shpresuar të evitohej Serbia, prapë Zvicra do të përballet me Serbinë siç ishte rasti në Botërorin e kaluar në Rusi.
Yakin qysh tash po mundohet të ulë tensionet në lidhje me këtë ndeshje.
“Është futboll dhe jo politikë”, ka thënë ai.
Ai thotë se lojtarët shqiptarë si Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri do të marrin vendimet e duhura. Në Botërorin 2018, Xhaka e Shaqiri kishin shënuar nga një gol, duke i siguruar Zvicrës fitore 2:1 ndaj Serbisë. Pasi shënuan ata kishin bërë me duar shqiponjën dykrerëshe.
“Ata do të marrin vendimet e duhura”, thotë Yakin. “Unë i gëzohen çdo kundërshtari”.