Këtë të diel ka humbur jetën një punëtor i KEDS-it në Podujevë, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në profilin e tyre në Fcebook, lajmin e ka konfirmuar vet KEDS-i, ku thuhet se punëtori është aksidentuar nga një veturë gjatë kryerjes së detyrës.
Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se ai kishte pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në QKUK, por nuk ka arritur të mbijetojë.
“Sot rreth mesditës një punëtor i yni gjatë kryerjes së detyrës është aksidentuar për vdekje nga një veturë në Podujevë. I ndjeri ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në QKUK”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Tutje nga KEDS-si njoftojnë se “përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë. Ky rast na ka tronditur pamasë, jemi të shokuar. Në këto rrethana të rënda bashkëndjejmë me familjen. Të njëjtën kohë ftojmë organet e rendit dhe drejtësisë tē kryejnë punën e tyre në ndriçimin e plotë të këtij aksidenti./Gazeta Enigma/